KreuAktualitetPolitikaBerisha sulmon Hysenin dhe zbulon çfarë iu gjet në banesë ish-kreut të...

Berisha sulmon Hysenin dhe zbulon çfarë iu gjet në banesë ish-kreut të Policisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas masës së sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.

Gjatë një takimi me simpatizantët e PD-së në Vlorë, Berisha e akuzoi Hysenin për bashkëpunim me krimin e organizuar dhe pretendoi se ajo u ka dhënë grupeve kriminale mjete për regjistrime, filmime dhe survejime, të blera me fondet e shtetit.

“Del se kreu i SHISH, që ka detyrë kryesore sigurinë kombëtare, është një ushtare e shpifur e krimit të organizuar. I jepte bandave dhe krimit të gjitha mjetet që bliheshin me taksat tuaja të regjistrimeve, të filmimeve, të survejimeve”, tha Berisha.

Drejtuesja e SHISH është vendosur në “arrest në shtëpi” dhe është pezulluar nga detyra me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO-së. Deri në këto momente, SPAK nuk ka bërë publike në mënyrë të plotë akuzat konkrete që lidhen me Hysenin.

Berisha foli edhe për kontrollet e kryera në banesën e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Ai pretendoi se gjatë kontrollit është gjetur një snajper, ndërsa e lidhi këtë zhvillim me hetimet e fundit.

Në vijim, kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka qenë në dijeni dhe ka dhënë urdhra për veprimet që, sipas tij, lidhen me zyrtarë të lartë shtetërorë.

“Çdo gjë që keni dëgjuar dhe do dëgjoni për Belinda Ballukun, për Vlora Hysenin, për Ermal Beqirin, Ergys Agasin, në mënyrë absolute të gjitha janë bërë nën urdhrat e Edi Ramës. Asnjë prej tyre nuk është bërë pa urdhrin e tij”, deklaroi Berisha.

Këto janë deklarime dhe akuza të Berishës, ndërsa hetimet e SPAK për çështjen vijojnë. Në kuadër të të njëjtit zhvillim, janë raportuar edhe kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë, Ilir Proda.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat