KreuAktualitetKronikë"Baks Bay" i Gener 2 në SPAK/ GJKKO urdhëron prokurorinë të nisë...

“Baks Bay” i Gener 2 në SPAK/ GJKKO urdhëron prokurorinë të nisë procedimin

Banorët e Rrjollit kanë fituar të drejtën për të vijuar përballjen ligjore lidhur me kallëzimin penal që kishin depozituar në SPAK për projektin “Baks Bay”.

Përmes përfaqësueses së tyre, Luçiana Koka, banorët bëjnë me dije se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar ankimin e tyre ndaj vendimit të SPAK për mosfillimin e hetimeve.

Sipas banorëve, gjyqtarja Flojera Davidhi ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë hetime lidhur me pretendimet e ngritura në kallëzim.

Banorët kanë kundërshtuar dokumentacionin e pronësisë dhe procedurat e ndjekura për projektin “Baks Bay”. Ata pretendojnë se projekti po zhvillohet në një territor që është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Në kallëzimin penal, banorët kanë ngritur pretendime për falsifikim dokumentesh ndaj Fatmir Shpellzës, ndërsa ndaj kompanisë “Gener 2” kanë paraqitur pretendime për ndërtim të paligjshëm.

Vendimi i GJKKO-së nuk përbën konstatim të fajësisë së personave apo kompanisë së kallëzuar, por i hap rrugë verifikimit dhe hetimit të pretendimeve të paraqitura nga banorët.

Tashmë pritet që SPAK të regjistrojë procedimin penal dhe të kryejë veprimet hetimore të përcaktuara nga gjykata.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat