KreuAktualitetPolitikaÇfarë i tha Berisha Todd Blanche?”/ Kokalari ngre dyshime për arrestimin e...

Çfarë i tha Berisha Todd Blanche?”/ Kokalari ngre dyshime për arrestimin e Vlora Hysenit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Evi Kokalari ka reaguar në rrjetet sociale pas arrestimit të ish-drejtueses të SHISH-it, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh mbi rolin që mund të ketë pasur Sali Berisha në këtë zhvillim.

Kokalari pyet nëse arrestimi mund të ketë lidhje me informacionet që, sipas saj, Berisha mund t’u ketë përcjellë autoriteteve amerikane gjatë periudhës kur iu lejua rikthimi në SHBA.

“Për këtë kryetaren e SHIK-ut që arrestuan, a e keni marrë parasysh se mund të jetë bëma e Sali Berishës, të cilit hyrja në SHBA iu lejua me pretekstin se i shërben ‘national security’?”, shkruan Kokalari.

Ajo i referohet gjithashtu takimit të Berishës me Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA-së, Todd Blanche, gjatë vizitës së tij në Dallas.

Takimi është i konfirmuar. Më 11 shtator, zyra e shtypit e Partisë Demokratike njoftoi se Berisha, së bashku me Fatmir Mediun, ishte takuar me Todd Blanche dhe zëvendësprokurorin e Përgjithshëm Stanley Woodward Jr. gjatë aktiviteteve të Konventës Republikane në SHBA.

Kokalari ngre pyetjen se çfarë është diskutuar gjatë këtij takimi dhe nëse tema ka pasur lidhje me ish-kreun e SHIK-ut.

“Çfarë i tha Berisha Todd Blanche atë ditë? Cila ishte tema ‘me interes të veçantë për sigurinë e Shteteve të Bashkuara’, për të cilën Berisha paska dijeni? A kishte të bënte me kreun e SHIK-ut në Shqipëri?”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, Kokalari thekson se nuk përjashton mundësinë që SPAK të ketë pasur arsye të mjaftueshme për masën ndaj ish-drejtueses së SHIK-ut, por njëkohësisht e lidh këtë zhvillim me qëndrimet e Berishës ndaj institucionit.

Ajo ngre gjithashtu akuza politike ndaj kreut të PD-së, duke pretenduar se Berisha mund ta ketë përdorur çështjen e SHIK-ut në SHBA për interesa personale. Këto janë pretendime të Kokalarit dhe nuk shoqërohen në reagimin e saj me prova që të vërtetojnë një lidhje të tillë.

Në qershor të këtij viti, Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi për Reuters se kishte dhënë përjashtime nga disa masa të vendosura sipas nenit 7031(c), duke argumentuar se kjo i shërbente një “interesi bindës kombëtar”. Reuters raportoi se vendimi i kishte mundësuar Berishës dhe familjes së tij të udhëtonin sërish në SHBA.

Kokalari ngre edhe një tjetër pikëpyetje mbi natyrën e informacionit që mund të ketë përcjellë Berisha tek autoritetet amerikane.

“Çfarë ishte kaq e rëndësishme për sigurinë kombëtare amerikane që Berisha e di, por nuk ia thotë popullit apo Parlamentit?”, shkruan ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat