KreuAktualitetPolitikaTensione para Kuvendit/ Protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen

Tensione para Kuvendit/ Protestuesi tenton të godasë me tabelë Erion Braçen

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Tensione janë shënuar përpara Kryesisë së Kuvendit, ku banorë të Memaliajt po protestojnë kundër reformës territoriale.

Situata u përshkallëzua në momentin kur deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, po hynte në ambientet e Kuvendit. Protestuesit iu afruan deputetit dhe, sipas pamjeve të publikuara nga mediat, njëri prej tyre tentoi ta godiste me një tabelë.

Policia dhe punonjësit e Gardës ndërhynë menjëherë për të shmangur përplasjen dhe për të larguar Braçen nga turma.

Pak orë pas incidentit, Braçe foli për “Shqipëria Live”, ku dha versionin e tij për atë që ndodhi.

Deputeti tha se kishte dëgjuar thirrje, sharje dhe fyerje teksa po shkonte drejt zyrës së tij në Kryesinë e Kuvendit. Sipas tij, kur mësoi se protestuesit ishin nga Memaliaj dhe se protesta lidhej me qëndrimet e tij për reformën territoriale, vendosi t’u afrohej për t’i dëgjuar.

Braçe tha se gjatë momentit të përplasjes pati shtyrje mes protestuesve dhe se një grua u përfshi në situatë.

Ai pretendoi gjithashtu se në protestë nuk ndodheshin vetëm punonjës të Bashkisë Memaliaj, por edhe persona të tjerë, duke ngritur pikëpyetje për praninë e nëpunësve publikë në protestë.

“Unë bëj deputetin e Republikës së Shqipërisë dhe bëj një detyrë kushtetuese. Nuk mund të cenohet nga askush”, deklaroi Braçe, duke shtuar se të drejtat e një deputeti nuk mund të kufizohen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat