Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ilir Panda është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës së Lartë. Vendimi është marrë nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, ku kandidatura e tij ka marrë mbështetjen unanime.
Panda është votuar me 14 vota pro dhe asnjë kundër, duke marrë kështu drejtimin e institucionit më të lartë gjyqësor në vend.
Ai do të marrë zyrtarisht detyrën më 19 tetor 2026, kur do të nisë ushtrimin e funksionit të kryetarit të Gjykatës së Lartë.
Zgjedhja është bërë nga vetë trupa e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, gjatë mbledhjes ku u shqyrtua kandidatura e Pandës për drejtimin e institucionit.
Me marrjen e detyrës, Ilir Panda do të drejtojë Gjykatën e Lartë në një periudhë kur sistemi i drejtësisë vijon të përballet me ngarkesë të lartë çështjesh dhe procesin e reformimit të sistemit gjyqësor.



