KreuHapësira për studentëtNis viti i ri akademik/ Mësuesia mbetet pas, të rinjtë dynden drejt...

Nis viti i ri akademik/ Mësuesia mbetet pas, të rinjtë dynden drejt Mjekësisë, IT-së dhe Inxhinierive

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Viti akademik 2026–2027 ka nisur në universitetet shqiptare me rreth 20 mijë të rinj që këtë vit regjistrohen për herë të parë në arsimin e lartë.

Të dhënat e universiteteve tregojnë se interesimi i studentëve vijon të përqendrohet te degët e shëndetësisë, teknologjisë, ekonomisë dhe inxhinierive. Në anën tjetër, programet e mësuesisë vazhdojnë të kenë më pak kërkesa.

Universiteti i Elbasanit ka regjistruar rreth 1300 studentë të rinj, Universiteti i Durrësit rreth 1800, Shkodra 953, Vlora mbi 1500, ndërsa Gjirokastra rreth 500 studentë. Pjesa tjetër e regjistrimeve i përket universiteteve në Tiranë.

Këtë vit, disa universitete kanë shtuar programe të reja, ndërsa është zgjeruar edhe oferta në gjuhën angleze dhe bashkëpunimi me universitete të vendeve të Bashkimit Evropian. Universitetet e Vlorës dhe Durrësit raportojnë gjithashtu rritje të numrit të studentëve ndërkombëtarë.

Në listën e programeve më të kërkuara vijojnë të jenë Mjekësia dhe Infermieria, Teknologjia e Informacionit, Ekonomia, Inxhinieritë, Drejtësia dhe Sportet.

Universitetet po orientohen gjithnjë e më shumë drejt programeve që lidhen me tregun e punës, përmes praktikave profesionale, programeve të reja dhe bashkëpunimeve me sektorin privat.

Por për studentët mbeten problematika të tjera përtej zgjedhjes së degës. Akomodimi dhe transporti janë ndër sfidat kryesore, veçanërisht për të rinjtë që duhet të ndjekin studimet jashtë qyteteve të tyre.

Ndërkohë, procesi i regjistrimeve vijon edhe për kandidatët që nuk kanë arritur të sigurojnë një vend në dy raundet e para. Nga 8 deri më 21 tetor, aplikantët mund të regjistrohen në raundin e tretë drejtpërdrejt në sekretaritë e fakulteteve ku ka ende vende të lira, pavarësisht aplikimeve të kryera më herët në portalin U-Albania.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat