KreuAktualitetKronikëProtestat në vend/ Policia e Shtetit apel të rinjve: Ruani qetësinë!

Protestat në vend/ Policia e Shtetit apel të rinjve: Ruani qetësinë!

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje nxënësve dhe prindërve të distancohen nga aktet e dhunshme dhe të shmangin përfshirjen në situata që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen e të rinjve.

Përmes një apeli publik, policia u kërkon nxënësve të ruajnë qetësinë dhe të largohen menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë, duke paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë përfshirja në situata të tilla.

“Mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!”, thuhet në apelin e Policisë së Shtetit.

Një thirrje e veçantë u është drejtuar edhe prindërve, të cilëve policia u kërkon të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.

“Kujdesuni për fëmijët tuaj! Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme. Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!”, thekson policia.

Sipas njoftimit, efektivët janë në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Në përfundim, Policia e Shtetit u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë dhe të shmangin çdo veprim që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat