KreuAktualitetPolitika“Bujrum, kur të doni, pa kushte”/ Rama fton organizatat në dialog

“Bujrum, kur të doni, pa kushte”/ Rama fton organizatat në dialog

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur organizatave që kanë kërkuar dialog me qeverinë, duke deklaruar se është i gatshëm të ulet në bisedime pa kushte, por duke u kërkuar njëkohësisht të distancohen nga dhuna gjatë protestave.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Rama u bëri thirrje organizatave që të japin shembullin e dialogut dhe të dënojnë hedhjen e gurëve, zjarrvënien e institucioneve dhe, sipas tij, përdorimin e të miturve në protesta.

“Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe për sa i takon qeverisë ne do të jemi aty”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë pretendon se e drejta e protestës paqësore nuk rrezikohet nga policia, por nga personat që ai i cilëson si dhunues dhe që, sipas tij, drejtojnë protestën.

Ai iu referua gjithashtu protestës si një “maskaradë pseudo-studentore”, duke kundërshtuar mënyrën se si po organizohet dhe zhvillohet ajo.

“Dhe po, të respektojmë të gjithë bashkë të drejtën e protestës paqësore – nga dhunuesit në krye të protestës!”, shprehet Rama, duke shtuar se askush nuk duhet të vërë në rrezik jetën e qytetarëve.

Në fund të reagimit, kryeministri përsëriti gatishmërinë për dialog me organizatat, pa vendosur kushte për vendin apo kohën e takimit.

“Bujrum, DIALOG. Ku të doni. Kur të doni. Pa kushte”, përfundon reagimi i Ramës.

Deklarata vjen në një klimë të tensionuar politike, pas protestave dhe përplasjeve të ditëve të fundit. Mbetet për t’u parë nëse thirrja e kryeministrit do të pasohet nga një takim konkret me organizatat që kanë kërkuar dialog dhe cilat do të jenë çështjet që do të diskutohen.

Screenshot
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat