Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka komunikuar mbylljen e hetimeve edhe Evis Berberit, ish-drejtorit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili është marrë i pandehur për shkeljen e barazisë së pjesëmarrësve në tendera në nëntë raste.
Berberi është një nga 26 të pandehurit në dosjen që lidhet me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku. Gjatë këtyre ditëve, SPAK po u komunikon të gjithë personave nën hetim për këtë çështje përfundimin e hetimeve paraprake.
Akuzat ndaj Berberit lidhen me procedurat e prokurimit publik të zhvilluara gjatë periudhës kur ai drejtonte ARRSH-në. Në fokus të hetimeve janë disa prej projekteve të rëndësishme infrastrukturore, mes tyre Tuneli i Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.
Në kuadër të hetimit, SPAK ka administruar edhe komunikime elektronike mes Belinda Ballukut dhe vartësve të saj, si dhe materiale të lidhura me telefonin e Evis Berberit.



