Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar listën me 1,737 përfitues të rinj të programit të kredive të buta, që synon të ndihmojë individët dhe familjet në blerjen e një banese në kryeqytet.
Lista përfundimtare është miratuar në mbledhjen e muajit tetor të Këshillit Bashkiak, duke u hapur rrugë fituesve për të vijuar procedurat pranë bankave të nivelit të dytë për përfitimin e kredisë me interesa të subvencionuara nga shteti.
Programi social “Për subvencionimin e interesave të kredive” është një nga instrumentet e Bashkisë së Tiranës për mbështetjen e familjeve që nuk kanë mundësi të përballojnë blerjen e një apartamenti me kushtet e zakonshme të tregut.
Përmes kësaj skeme, shteti subvencionon një pjesë të interesave të kredisë bankare, ndërsa përfituesit shlyejnë kredinë me një normë interesi prej 3%, sipas kushteve të përcaktuara në program.
Pas miratimit të listës, 1,737 përfituesit mund t’u drejtohen bankave me të cilat Bashkia e Tiranës ka marrëveshje bashkëpunimi për të plotësuar procedurat e financimit. Megjithatë, përfitimi përfundimtar i kredisë mbetet i kushtëzuar edhe nga vlerësimi dhe kriteret e bankës.
Shuma e financimit përcaktohet në bazë të numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të tjera të skemës.
Miratimi i kësaj liste vjen në një kohë kur çmimet e apartamenteve në Tiranë kanë shënuar rritje të vazhdueshme, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë blerjen e një banese, veçanërisht për çiftet e reja dhe familjet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Me 1,737 përfituesit e rinj, programi i kredive të buta vijon të jetë një prej skemave të mbështetjes sociale për strehimin në kryeqytet.
Lista e PLOTË e fituesve:



