KreuAktualitetEkonomiaBordi i Transparencës cakton çmimet e reja/ Sa do të shitet nafta...

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja/ Sa do të shitet nafta dhe benzina

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja maksimale të shitjes së karburanteve në vend. Sipas vendimit të marrë këtë të premte, nafta do të tregtohet me pakicë me jo më shumë se 218 lekë për litër, ndërsa benzina me 179 lekë për litër.

Ndryshime janë përcaktuar edhe për tregtimin me shumicë. Çmimi maksimal i naftës është vendosur në 206 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 167 lekë për litër.

Vendimi hyn në fuqi sot, më 30 tetor, në orën 15:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të rishikohen sërish çmimet në varësi të zhvillimeve të tregut.

Në njoftimin zyrtar, Bordi u ka tërhequr vëmendjen operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë çmimet e përcaktuara. Për subjektet që do të kapen në shkelje parashikohet pezullimi i aktivitetit.

Vendimi vjen në kushtet e situatës së veçantë të shpallur në tregun e hidrokarbureve, ndërsa institucionet përgjegjëse argumentojnë se ndërhyrja synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat