KreuAktualitetEkonomiaRritje dhe ulje brenda 24 orëve/ Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Rritje dhe ulje brenda 24 orëve/ Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, vetëm 24 orë pasi vendosi rritjen e naftës me 6 lekë për litër.

Në vendimin e marrë këtë të shtunë, më 31 tetor 2026, Bordi ka rikthyer çmimin e naftës në 212 lekë/litri, duke zhbërë rritjen e një dite më parë.

Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë i naftës nuk duhet të jetë më shumë se 212 lekë për litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 200 lekë/litri.

Edhe çmimi i benzinës është përcaktuar në 179 lekë/litri për shitjen me pakicë dhe 167 lekë/litri për shitjen me shumicë.

Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi sot, në orën 12:00, dhe do të qëndrojnë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen ndryshimet e tregut.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka paralajmëruar operatorët e tregtimit të karburanteve se moszbatimi i vendimit do të sjellë masa ndëshkuese, deri në pezullimin e aktivitetit.

Bordi i Transparencës, ku marrin pjesë edhe Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, argumenton se ndërhyrjet synojnë mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.

Ndryshimi i çmimit të naftës brenda vetëm një dite vjen në një periudhë kur luhatjet e karburanteve vijojnë të ndikojnë drejtpërdrejt në shpenzimet e qytetarëve dhe kostot e transportit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat