KreuAktualitetPolitikaGjurmët financiare të “Revolucionit Flamingo”/ Organizatorja paguhet nga Guerrilla Foundation

Gjurmët financiare të “Revolucionit Flamingo”/ Organizatorja paguhet nga Guerrilla Foundation

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Debati mbi financimin e protestës së njohur si “revolucioni Flamingo” në Tiranë po shtrihet përtej organizimit në terren, duke çuar te marrëdhëniet financiare të një prej organizatoreve me një fondacion ndërkombëtar që mbështet aktivizmin dhe lëvizjet shoqërore.

Bëhet fjalë për Sidorela Vatnikajn, të cilën Guerrilla Foundation e prezanton publikisht si anëtare të këshillit të aktivistëve dhe aktiviste në Tiranë, me angazhim në çështjet e drejtësisë gjinore dhe urbane.

Regjistrat publikë të platformës Open Collective dokumentojnë pagesa ndaj Vatnikajt për punën e saj në këtë këshill. Në dokumentet e publikuara figuron një faturë prej 675 eurosh për periudhën 28 maj–17 korrik 2026, e shënuar si e paguar më 20 korrik.

Një tjetër faturë, në vlerën 1.162,50 euro, për periudhën 1–28 maj 2026, rezulton gjithashtu e paguar.

Në total, pagesat e dokumentuara për këto dy periudha arrijnë në 1.837,50 euro.

Ekziston edhe një pagesë tjetër në emër të Sidorela Vatnikaj, siç dokumentohen në foton e mëposhtme

Transaksionet kalojnë përmes Participay Fund, ndërsa Guerrilla Foundation figuron si administrues fiskal. Dokumentet tregojnë se bëhet fjalë për një marrëdhënie financiare të deklaruar, të lidhur me angazhimin e Vatnikajt në strukturat e fondacionit.

Sa paguhen aktivistët në këshillin e fondacionit?

Guerrilla Foundation ka publikuar edhe rregullat e kompensimit për personat që angazhohen në punën e tij.

Sipas politikës së deklaruar, tarifa e rekomanduar prej 75 eurosh në orë zbatohet për aktivitete që përfshijnë shqyrtimin e aplikimeve për grante, identifikimin e përfituesve të mundshëm, pjesëmarrjen në proceset e vendimmarrjes dhe punën kërkimore.

Për anëtarët e këshillit parashikohet gjithashtu një kompensim vjetor prej 2.500 eurosh, i njohur si “flow fund”.

Këto janë pagesa të përcaktuara për angazhimin në punën e fondacionit.

Megjithatë, marrëdhënia financiare e dokumentuar ngre pikëpyetje mbi transparencën e burimeve që mbështesin organizatorët e lëvizjeve shoqërore dhe mbi nevojën për të bërë të qarta lidhjet mes angazhimeve individuale dhe veprimtarive publike.

Kush qëndron pas Guerrilla Foundation?

Guerrilla Foundation është një fondacion me adresë në Berlin, i cili deklaron se mbështet aktivizmin dhe lëvizjet shoqërore që synojnë ndryshime politike dhe sociale.

Një prej personave të lidhur me krijimin e tij është Antonis Schwarz, filantrop me origjinë greko-gjermane.

Në një shkrim të publikuar prej tij, Schwarz tregon se e themeloi Guerrilla Foundation në vitin 2016. Sipas përshkrimit të tij, financimi fillestar mbështetej kryesisht tek ai, ndërsa në vijim fondacioni u zgjerua duke përfshirë edhe donatorë të tjerë.

Organizata ka orientim të shpallur drejt mbështetjes së aktivistëve, grupeve dhe lëvizjeve që punojnë për ndryshime shoqërore.

Financime edhe në Serbi

Aktiviteti i fondacionit nuk kufizohet vetëm në Gjermani apo në marrëdhëniet me aktivistë individualë.

Raporti vjetor për vitin 2024 dokumenton një grant prej 20 mijë eurosh për qendrën rinore CK13 në Novi Sad të Serbisë.

Financimi dëshmon se Guerrilla Foundation ka mbështetur financiarisht një organizatë në rajon.

A janë financuar aktivitetet e “revolucionit Flamingo”?

Dokumentet publike provojnë marrëdhënien financiare të Sidorela Vatnikajt me Guerrilla Foundation dhe pagesat për angazhimin e saj në këshillin e aktivistëve.

Për këtë arsye, mbetet e rëndësishme që organizatorët të bëjnë publike burimet e financimit të protestës, përfshirë çdo grant, donacion apo mbështetje në natyrë që mund të jetë përdorur për organizimin e saj.

E Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat