KreuAktualitetSocialeKëmbësorët në rrugë, biznesi në trotuar/ Qytetari denoncon pushtimin e hapësirës publike

Këmbësorët në rrugë, biznesi në trotuar/ Qytetari denoncon pushtimin e hapësirës publike

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Zënia e hapësirave publike nga bizneset vijon të jetë një shqetësim për qytetarët. Këtë herë, është Sidrit Dedgjonaj ai që ngre alarmin për një situatë të konstatuar në një prej trotuareve të qytetit, ku një biznes lulesh ka vendosur vazo, arka dhe produkte të ndryshme, duke kufizuar ndjeshëm hapësirën e dedikuar për këmbësorët.

Përmes një denoncimi, Dedgjonaj kundërshton shfrytëzimin e trotuarit si ambient shtesë tregtar, duke theksuar se hapësirat publike janë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe nuk mund të kthehen në pronë private të bizneseve.

“Po këmbësorët ku duhet të kalojnë? Të zbresin në rrugë dhe të rrezikojnë jetën për t’i lënë hapësirën një biznesi?”, shprehet ai, duke vënë në dukje rrezikun që krijohet për qytetarët kur trotuaret bllokohen nga mallrat dhe pajisjet e subjekteve tregtare.

Sipas Dedgjonajt, kjo situatë prek veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë nevojë për hapësira të lira dhe të sigurta për të lëvizur.

Qytetari u bën thirrje mediave dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë, të kryejnë kontrolle dhe të marrin masa për lirimin e hapësirave publike.

Ai thekson se nuk është kundër aktivitetit të bizneseve, por kundërshton përdorimin e trotuareve në dëm të interesit të përgjithshëm.

“Respekt për çdo biznes, por respekti për qytetarët dhe hapësirën publike duhet të jetë mbi të gjitha!”, është mesazhi i tij.

Mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të reagojnë për të verifikuar rastin dhe për të garantuar që trotuaret të jenë të aksesueshme për të gjithë këmbësorët.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat