KreuAktualitetEkonomiaMbi 8.5 milionë lekë të ardhura në tre vite/ Mijëra euro lëvizje...

Mbi 8.5 milionë lekë të ardhura në tre vite/ Mijëra euro lëvizje në llogaritë bankare të Vlora Hysenit

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Vlora Hyseni po hetohet nga Prokuroria e Posaçme, në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Më 21 shtator 2026, Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin nga ushtrimi i detyrës publike. Hyseni është nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.

Sipas njoftimit të SPAK, ajo është person nën hetim për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete. Hetimi lidhet me biznesmenin Ergys Agasi dhe dyshimet për komunikimet e tij me zyrtarë të lartë gjatë kohës që ishte në kërkim.

Cila është pasuria e saj

Nga dokumentet e dorëzuara pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive rezulton se, gjatë viteve 2023, 2024 dhe 2025, Hyseni ka deklaruar gjithsej 8,561,022 lekë të ardhura neto nga pagat, ndërsa 24,125 lekë të tjera janë deklaruar si të ardhura të tjera në vitin 2023. Në total, të ardhurat e deklaruara për këto tri vite arrijnë në 8,585,147 lekë neto.

Në vitin 2022, kur mbante funksionin e këshilltares së Kryeministrit, Hyseni ka deklaruar shtimin e dy llogarive bankare, njëra në lekë me 194,100.64 lekë dhe tjetra në euro me 35,483.15 euro. Në të dyja rastet, burimi i krijimit është shënuar si të ardhura nga paga.

Vlora Hyseni 2022

Një vit më pas, në deklaratën e vitit 2023, shfaqet një lëvizje e kundërt në llogarinë në euro, e cila rezulton e pakësuar me 39,807.39 euro. Në të njëjtin vit, një llogari bankare në lekë është shtuar me 810,572.64 lekë, sërish me burim të deklaruar të ardhurat nga paga.

Vlora Hyseni 2023

Ndërkohë, në vitin 2024, Hyseni deklaron shtimin e një llogarie bankare me 530,376.95 lekë dhe pakësimin e një llogarie në euro me 4,174.69 euro.

Vlora Hyseni PV 2024

Në deklarimin e fundit, për vitin 2025, llogaria bankare në lekë rezulton e shtuar me 1,896,831.38 lekë, ndërsa një llogari në euro është pakësuar me 4,825.52 euro.

Vlora Hyseni PV 2025

Nga këshilltare e Kryeministrit në drejtuese të SHISH

Në deklaratën e vitit 2022, Hyseni figuron me funksionin këshilltare e Kryeministrit, ndërsa në formularin e vitit 2023 shënohet si drejtuese e Shërbimit Informativ Kombëtar, me datë emërimi 3 prill 2023.

Për vitin 2023, ajo ka ndarë të ardhurat sipas dy funksioneve që ka mbajtur gjatë vitit. Nga Kryeministria, për periudhën 1 janar–2 prill, ka deklaruar 389,787 lekë neto. Pas kalimit në SHISH, për periudhën 3 prill–31 dhjetor, ka deklaruar 2,080,991 lekë neto nga paga. Për këtë periudhë janë raportuar edhe 24,125 lekë të ardhura të tjera.

Në vitin 2024, të ardhurat neto nga paga në SHISH arrijnë në 3,044,736 lekë, ndërsa në vitin 2025 në 3,045,508 lekë. Pra, në dy vitet e fundit të shqyrtuara, të ardhurat vjetore nga paga janë pothuajse në të njëjtin nivel.

Lëvizjet në llogaritë bankare nga viti në vit

Viti Shtesa në lekë Lëvizja në euro
2022 +194,100.64 +35,483.15 €
2023 +810,572.64 -39,807.39 €
2024 +530,376.95 -4,174.69 €
2025 +1,896,831.38 -4,825.52 €

Nga krahasimi i katër formularëve rezulton se në llogaritë në lekë janë deklaruar shtesa në vlerën e përgjithshme prej 3,431,881.61 lekësh gjatë periudhës 2022–2025.

Ndërsa në llogaritë në euro, pas shtimit prej 35,483.15 eurosh në vitin 2022, janë raportuar pakësime në tre vitet pasuese. Në formularin e vitit 2023, pakësimi prej 39,807.39 eurosh nuk shoqërohet me një shpjegim të burimit apo destinacionit të shumës.

Në rubrikën e detyrimeve financiare nuk janë regjistruar shuma për kredi apo detyrime të pashlyera në dokumentet e shqyrtuara. Gjithashtu, në rubrikën e ndryshimeve të pasurisë nuk shfaqen deklarime për blerje apo shitje të pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve.

E Vërteta.al

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat