KreuAktualitetPolitikaKush po e përdor protestën për azil në Kanada?/ Organizatorët e Flamingos...

Kush po e përdor protestën për azil në Kanada?/ Organizatorët e Flamingos nxjerrin njëri-tjetrin zbuluar

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Përçarjet mes personave që morën përsipër organizimin e protestave të ashtuquajtura “Revolucioni Flamingo” në Tiranë po bëhen gjithnjë e më të dukshme. Këtë herë, përplasja publike ka përfshirë Andi Tepelenën, një prej organizatorëve dhe eksponentëve të protestës që prej ditës së parë, dhe ekspertin e IT-së, Genti Progni.

Shkak janë bërë akuzat e ndërsjella mes tyre, ku nuk kanë munguar etiketimet për shitje, lidhje politike dhe përdorim të protestës për interesa personale.

Fillimisht ishte Genti Progni ai që sulmoi Tepelenën, duke e cilësuar si “sorosist” dhe të shitur. Sipas Prognit, dyshimet e tij lidhen edhe me takimet që Tepelena pretendohet se ka zhvilluar me drejtorin e Policisë së Tiranës dhe Presidentin Bajram Begaj. Në reagimin e tij, Progni përdori edhe termin “gilivils” për të përshkruar natyrën e Tepelenës.

Por përgjigjja e këtij të fundit nuk vonoi. Andi Tepelena i është kundërpërgjigjur me akuza të drejtpërdrejta, duke pretenduar se Progni po qëndron pas protestës për interesa që lidhen me marrjen e azilit politik në Kanada.

Në reagimin e tij, Tepelena thotë se nuk ka bërë kurrë pazare për të shitur protestën, ndërsa e akuzon Prognin se nuk është fizikisht në shesh dhe e përdor protestën nga distanca për të hedhur akuza dhe për të nxitur përçarje.

“Përbuz çdo ligësi, status përçarës dhe helm që sjell veç të këqija që investojnë tek kjo përçarje. Por kjo nuk duhet të ndodhë. Unë jam çdo ditë në shesh. Nuk fshihem mbrapa azileve politike, as mbrapa ekraneve të kompjuterave me mijëra kilometra larg nga sheshi i betejës për të hedhur vrer dhe përçarë gjënë më të bukur që i ka ndodhur Shqipërisë… PROTESTËN”, shkruan Tepelena.

Përplasja nxjerr edhe një herë në pah konfliktet mes personave që kanë marrë flamurin e organizimit të protestave kundër qeverisë. Prej kohësh, mes tyre janë hedhur akuza për shitje, pazare dhe interesa të fshehta, ndërsa grupimet që pretendojnë se përfaqësojnë të njëjtën lëvizje duket se po distancohen gjithnjë e më shumë nga njëri-tjetri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat