KreuAktualitetPolitikaTërmet në drejtimin e PS-së/ Rama ndryshon drejtuesit politikë të Tiranës?

Tërmet në drejtimin e PS-së/ Rama ndryshon drejtuesit politikë të Tiranës?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur riorganizimin e drejtimit politik të Partisë Socialiste në qarqe, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.

Sipas burimeve, për drejtimin politik të qarkut të Tiranës janë caktuar Albana Koçiu dhe Ervin Demo, të cilët do të bashkëdrejtojnë këtë qark. Ata zëvendësojnë Taulant Ballën, Ogerta Manastirliun dhe Erion Veliajn, të cilët deri më tani kanë mbajtur përgjegjësi në drejtimin politik të Tiranës.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në organizimin e PS-së lidhet me rritjen e numrit të drejtuesve politikë në qarqe. Sipas informacioneve, Rama ka vendosur që numri i tyre të dyfishohet, nga 12 në 24, duke caktuar nga dy drejtues politikë për secilin qark.

Riorganizimi vjen në kuadër të ndryshimeve në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, ndërsa gjatë mbledhjes së Asamblesë pritet të bëhen publikë edhe emrat e tjerë që do të marrin përsipër drejtimin politik të qarqeve të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat