KreuAktualitetPolitikaGurë, mjete ndezëse dhe dëmtime prone/ SHBA paralajmëron për protestat e fundjavës

Gurë, mjete ndezëse dhe dëmtime prone/ SHBA paralajmëron për protestat e fundjavës

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim sigurie për protestat e paralajmëruara gjatë fundjavës, më 28 dhe 29 nëntor, duke paralajmëruar për mundësinë e përshkallëzimit të tyre në akte dhune.

Sipas njoftimit të përfaqësisë diplomatike, demonstratat pritet të zhvillohen në qendër të kryeqytetit dhe pranë institucioneve qeveritare, duke sjellë vështirësi në qarkullimin rrugor, devijime të trafikut dhe bllokime të disa akseve.

Ambasada thekson se disa prej protestave të zhvilluara më herët janë shoqëruar me episode të dhunshme, ku janë përdorur mjete ndezëse, janë hedhur gurë dhe është dëmtuar prona.

“Disa demonstrata janë shndërruar në trazira të dhunshme, me përdorimin e mjeteve ndezëse, hedhjen e gurëve dhe dëmtimin e pronës”, thuhet në njoftim.

Përfaqësia amerikane paralajmëron gjithashtu se personat që ndodhen brenda ose pranë zonave ku zhvillohen protestat mund të ekspozohen ndaj gazit lotsjellës, fishekzjarrëve të lëshuar horizontalisht, mjeteve ndezëse dhe predhave prej gome.

Në kuadër të masave parandaluese, ambasada ka udhëzuar edhe personelin e saj që të shmangë të gjitha zonat ku zhvillohen demonstratat.

“Ju lutemi, qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale. Ndiqni mediat lokale dhe udhëzimet e autoriteteve vendore të rendit për informacionet më të fundit”, apelon ambasada.

Mes rekomandimeve për qytetarët janë shmangia e zonave të protestave, mbajtja e vëmendjes ndaj mjedisit përreth, kufizimi i përdorimit të telefonave dhe kufjeve në hapësirat publike, si dhe hartimi paraprak i një plani largimi në rast emergjence.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat