KreuAktualitetKronikë35 të lënduar nga protesta/ 16 persona të shoqëruar në polici

35 të lënduar nga protesta/ 16 persona të shoqëruar në polici

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

35 persona janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë.

Bilanci është bërë publik nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në përditësimin e orës 18:00, ku raportohet se një pjesë e të lënduarve janë efektivë policie, protestues, gazetarë dhe kalimtarë.

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë. Një prej gazetarëve të lënduar është shtetase e huaj.

Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QSUT. Ndërkohë, një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut.

Ministria bën me dije se aktualisht në Spitalin e Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur edhe 5 persona të tjerë, 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie.

Sipas bilancit zyrtar, deri në orën 18:00, gjithsej 4 persona kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Përveç të lënduarve, 16 persona janë shoqëruar në polici pas përplasjeve dhe tensioneve të regjistruara gjatë protestës, e cila u shoqërua me hedhje molotovësh, gurësh dhe sulme ndaj institucioneve në kryeqytet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat