back to top
7.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Sterilizimi” në ngërç/ Mungojnë dëshmitarët, reagojnë deputetët e PD-së

“Sterilizimi” në ngërç/ Mungojnë dëshmitarët, reagojnë deputetët e PD-së

Komisioni hetimor për koncensionet në Shëndetësi po futet në një ngërç, nga mungesa e dëshmitarëve.

Në këto rrethana, kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi kërkoi që disa prej tyre të sillen nga policia, ndërsa deputeti  i PD-së Edmond Spaho tha se të enjten duhet të kërkohet shtyrja e afateve të komisionit.

Vokshi: Dëshmia e Artan Lleshit është shumë e rëndësishme. Do doja që të komunikonim policinë për të bërë të mundur praninë e tij. Unë e kam thënë dhe herë tjetër kanë filluar të avullojnë dëshmitarët. Në fund kemi drejtorin e check up Altin Thani, i cili ishte planifikuar për të premten, por për shkak se morën një kohë të gjatë dëshmitë, u njoftua të ishte i pranishëm sot. Me një gjuhë arrogante z. Thani ka sfiduar komisionin. Është e papranueshme se si administratori i Vilma Nushit gjet kurajën të refuzojë komisionin. Do sugjeroja që duke ndjekur kodin e procedurën penale të njoftohet policia për të sjellë z.Thani për të dëshmuar në komision.

Spaho: Puna e këtij komisioni është dëmtuar shumë nga përjashtimi 40 ditë i pjesës dërrmuese të anëtarëve të opozitës. Gjatë kësaj periudhe nuk është filluar ndonjë mbledhje e qenësishme komisioni. Deri më sot kemi thirrur të gjithë dëshmitarët që ka propozuar maxhoranca.  Nëse nuk thirrjen dëshmitarët që kemi kërkuar, çfarë kuptimi ka që u ngrit komisioni. Duhen adresuar këto çështje sepse nuk ka kohë. Kam vënë re në komisione të tjera që maxhoranca nuk paraqitej. Nuk mund ta them këtë gjë në këtë komision, por rrethanat janë të tilla që ne duhet të mendojmë seriozisht për punën e këtij komisionit. Nuk mund të mbyllim këtë komision pa deponimin e kryeministrit dhe Vilma Nushit. Koncesionet janë dhënë nga qeveria. Pa dëgjuar kryeministrin dhe fituesen kryesore të koncesioneve, check-up-it ne nuk mund ta mbyllim komisionin. Ndaj unë mendoj që në seancën plenare të kërkojmë shtyrjen e komisionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat