Ish- ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur në Kuvend me pranga në duar, ndërsa pritet të dëshmojë në komisionin hetimor të Shëndetësisë për çështjen e koncesioneve të sterilizimit.
Ilir Beqaj është nën hetim nga SPAK për dy dosje: në dosjen e sterilizimit dhe në atë për abuzim me fondet e SASPAK.
Për dosjen e parë Beqaj po hetohej nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’, por me nisjen e hetimit për dosjen e dytë ai u arrestua dhe po hetohet nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.