KreuAktualitetPas largimit të Yuri Kim/ Berisha flet për marrëdhënien me Ambasadën Amerikane

Pas largimit të Yuri Kim/ Berisha flet për marrëdhënien me Ambasadën Amerikane

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se po rregullon marrëdhëniet me trupet diplomatike të akredituara në vendin tonë.

Madjem sipas Berishës edhe me ambasadën amerikane kontaktet kanë qenë periodike pas largimit të Yuri Kim.

“Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme.

Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit. Kështu që kjo parti është e hapur. Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.

Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale.

Kjo është e vërteta.

Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq”, është shprehur Berisha.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat