back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_img
KreuDrejtësia“Prokurorët ishin të papërgatitur, si studentë të vitit të parë”/ Kryemadhi akuza...

“Prokurorët ishin të papërgatitur, si studentë të vitit të parë”/ Kryemadhi akuza SPAK-ut për falsifikim

Apeli i GJKKO ka lënë në në fuqi masat e sigurisë për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Kjo e fundit pas seancës ka deklaruar para gazetarëve  se argumentet e prokurorëve të SPAK janë të falsifikuara.

Sipas saj prokurorët ishin të papërgatitur, në nivelin e një student të vitit të parë të juridikut.

Më tej ajo njoftoi se akuza e pasurisë për Metën ka rënë.

Prokurorët ishin të papërgatitur ndaj fakteve dhe dokumenteve që erdhën nga Çekia dhe Austria.

Metodologjia dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK ishin në nivelin e një studenti të vitit të parë të juridikut. Argumentet që ngrinin ishin qesharake dhe të bazuara në falsifikim.

Kalkulimet dhe analiza financiare e pabërë nga SPAK donte të falsifikonte me keqdashje deklarimet e pasurive tonë.

Rezulton se edhe sa i përket letër porosive të dërguara nga SHBA, ka një deklaratë të rremë për të cilin ligjin federal i SHBA i dënon me 5 vjet.

Prokurorët ishin të papërgatitur.

Beteja nuk është sapo ka filluar, por është ballë për ballë. Do të përballemi me sistemimet e drejtësisë dhe ato ndërkombëtare.  Çështja e deklarimit të pasurisë për Metën ka rënë”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat