Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Një denoncim i studentëve të akomoduar në konviktet e Universitetit Bujqësor të Tiranës ka mbërritur në redaksinë e portalit Studentët Denoncojnë në lidhje me mungesën e ujit dhe shkatërrimit të lavatriçeve. Studentët ankohen pasi prej dy mujsh mungon uji dhe për 7 kate, vetëm 2 lavatriçe janë funksionale.
Denoncimi:
“Përshëndetje, desha t’bëj një ankesë për konviktin e gocave në UBT. Ka dy muaj që ikën uji i ngrohtë me periudha dhe tani na thanë është rregulluar por uji vjen shumë i vakët dhe përveç kësaj kanë shkatërruar lavatriçet dhe vetëm dy prej tyre janë funksionale për 7 kate gati 200 goca. Nuk e kuptoj d.m.th. në fillim na thanë që do rregullohen dhe ato dhe asgjë s’kanë bërë. Dhe para pak kohësh thanë të kundërtën, se nuk do ti rregullojnë fare, përgjegjësia thotë “ti lajnë gocat rrobat me dorë”
(Anonim t’lutem)”




