KreuHapësira për studentëtAuditorët bosh nga emigrimi/ 420 aplikime nga India vetëm në një universitet...

Auditorët bosh nga emigrimi/ 420 aplikime nga India vetëm në një universitet shqiptar

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Universitetet shqiptare për të  mbijetuar po kërkojnë studentë edhe jashtë vendit, pasi të rinjtë shqiptarë kanë marrë rrugët e botës për një të ardhme më të mirë, si për studime si për punë.

Në një universitet privat në Shqipëri janë bërë 420 aplikime nga India, ndërsa aplikime të tjera kanë ardhur edhe nga vende të ndryshme të botës.

Burime, deklaruan për “E Vërteta.al”, se një nga universitet private po kërkon studentë në vende të ndryshme të botës.

Sipas saj, të njëjtave burime vetëm nga India, janë 420 aplikime për studentë vetëm në një universitet.

Ndërkohë, interesi për studentë të huaj në Shqipëri po rritet. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka bërë të ditur se rreth 800 studentë ndërkombëtarë janë pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2026, ndërsa universitetet kanë kërkuar lehtësimin e procedurave për ardhjen e tyre.

Kjo prirje vjen në një kohë kur numri i të rinjve shqiptarë po ndikohet nga emigracioni dhe ndryshimet demografike. Në Maturën Shtetërore 2026 morën pjesë mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin.

Në vend që universitetet të mbështeten vetëm te tregu vendas i studentëve, një pjesë e tyre po shohin tashmë jashtë kufijve për të siguruar regjistrimet.

Kontrasti bëhet edhe më i fortë pas njoftimit të qeverisë për hapjen e katër universiteteve të reja në Fier, Vlorë, Korçë dhe Tiranë.

Në një vend ku numri i të rinjve po tkurret dhe mijëra shqiptarë largohen çdo vit, pyetja që shtrohet është se sa studentë do të kenë këto universitete të reja dhe sa prej tyre do të jenë shqiptarë apo të huaj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat