Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ka nisur takimi i kryeministrit Edi Rama në Londër me shqiptarë të cilët jetojnë në Britani.
Rama e ka nisur fjalën e tij me protestën që është bërë para nisjes së takimit.
“Të dashur shqiptarë të Mbretërisë së Bashkuar, faleminderit dhe mbase nuk më takon mua por duke qenë që u bëra sot shkak të vini këtu në një ditë pushimi, dua t’ju kërkoj ndjesë për një grusht të verbërish tek dera, të cilët të nxitur nga të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë dhe e bërtisnin aty përballë”, tha ai.



