back to top
28.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaMe një plumb në kokë ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi/ Si u zbuluan...

Me një plumb në kokë ekzekutuan biznesmenin Eduart Reçi/ Si u zbuluan dy vëllezërit

Pas 11 ditësh, policia ka zbardhur vrasjen misterioze të ndërtuesit Eduart Reçi, i cili u ekzekutua me një plumb në kokë, në afërsi të banesës së tij pranë rrugës së “Elbasanit” në kryeqytet.

Në pranga, si autorë të dyshuar janë vënë dy vëllezër, Florian dhe Shkëlqim Duka, ky i fundit efektiv policie.

Ata kanë rënë “në dorën” e Policisë pas kryerjes së eksperimentit hetimor dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë përreth zonës, e po ashtu nga mbledhja e provave të tjera.

Ky hulumtim ka qenë një hap kyç për të ngushtuar hetimet dhe për të identifikuar burimin e plumbit që shkaktoi vdekjen e Reçit. Pas analizës së këtyre elementeve, hetuesit kanë arritur të kryejnë një hetim të detajuar mbi vendndodhjen e autorëve të dyshuar.

Hetuesit kanë arritur të ndjekin gjurmët e dy vëllezërve, Shkëlqim dhe Florian Duka, të cilët dyshohet të jenë autorët e vrasjes së Reçit, pas një konflikti të gjatë mbi pronësinë e një trualli që ai po përgatitej të zhvillonte për ndërtimin e një pallati.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat