back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 27 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëPushteti ka humbur çdo lidhje me popullin e tij

Pushteti ka humbur çdo lidhje me popullin e tij

Nga Jozefina Topalli

Kur institucionet janë kapur, kur korrupsioni dhe krimi dirigjojnë shtetin, dhe kur qytetari trajtohet si armik, protesta dhe mosbindja civile janë e vetmja rrugë për të mbrojtur të drejtën, lirinë dhe dinjitetin tonë si komb.

Në një Shqipëri ku:
• Policia vret biznesmenin me snajper në mënyrë mafioze dhe askush nuk mban përgjegjësi,
• Gjykatësja urdhëron grupe kriminale për të vrarë gazetarë, duke e kthyer drejtësinë në krim,
• Prokurorët bashkëpunojnë me trafikantët dhe krimin,
• Shkollat tona janë kthyer në tragjedi ku prindërit çojnë fëmijët dhe nuk i marrin më të gjallë,
• Grupet e trafikantëve emërojnë deputetë dhe drejtues të policisë,
• 47% e fëmijëve jetojnë në varfëri,
• Gjysma e popullsisë është detyruar të braktisë vendin,
kryeministri udhëton jashtë jo për të dëgjuar diasporën, por për ta sulmuar atë kur guxon ta kundërshtojë.
Kur qytetarët thonë të vërtetën, përgjigjja e tij është dhuna dhe arroganca. Kryeministri i Shqipërisë godet fizikisht ata që nuk heshtin, duke i lënë për barelë. Kjo është fytyra e një pushteti të degraduar, të korruptuar dhe të shkëputur plotësisht nga populli.
Ndal arrogancës! Ndal dhunës!
Shqipëria meriton një të ardhme më të ndritur, jo një qeveri që sulmon qytetarët brenda dhe jashtë vendit.
Fuqia është me popullin, jo me grushtin!

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat