back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 12 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetGazment Bardhi e akuzonte për lidhje me Suel Çelën/ Berisha e quan...

Gazment Bardhi e akuzonte për lidhje me Suel Çelën/ Berisha e quan deklaratë të pavlerë

Kreu i PD Sali Berisha në një prononcim për media, pasi doli nga seanca në Kuvend, është pyetur lidhur me deklarata e Gazment Bardhit, i cili vite më parë e akuzonte Berishën se kishte lidhje me Suel Çelën.

Berisha ka dhënë një përgjigje epike, tipike për karakterin dhe personalitetin e tij politikë, duke u shprehur se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë.

“Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë”, tha ai. 

Përgjigjja e Berishës erdhi në një kohë që u pyet për akuzat e dikurshme të Bardhit për lidhjen e Berishës dhe njerëzve të tij me bandën e Suel Çelës në Elbasan.

Në atë kohë Bardhi akuzoi Flamur Nokën dhe njerëzit e Foltores, të cilët po bashkëpunonin gjatë organizimit të Foltores me Suel Çelën, i cili po u bënte presion demokratëve për të firmosur për Berishën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat