back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëA është zhytja e dy godinave problemi kryesor i Durrësit?

A është zhytja e dy godinave problemi kryesor i Durrësit?

Nga Enkeleda Arapi

A u zhyt apo jo “Durrës Marina”? Dhe a është kjo vërtet çështja kryesore e qytetit?
Debati mbi zhytjen e “Durrës Marina”, 18, 28 apo edhe më shumë cm ka marrë një vëmendje të madhe në media dhe në diskutimet politike, duke u shndërruar në një nga temat më të përfolura të momentit.
Por pyetja që lind natyrshëm është, a përfaqëson kjo çështje realisht problemin më të madh të qytetit?
Në një kohë kur Durrësi përballet me sfida të shumta urbane, turistike dhe infrastrukturore, nga menaxhimi i bregdetit te informaliteti dhe shërbimet publike, diskutimi duket se është përqendruar te një temë që duket më shumë teknike se sa në interes publik, mund të mos jetë më thelbësorja për jetën e përditshme të qytetarëve.
Dhe pyetjet që më vjen në mendje është, a po dominojnë në hapësirën publike çështjet te klasifikuara si më “hot”duke lënë në hije problemet reale dhe afatgjata të qytetit?
A di të thotë ndonjeri prej ketyre cilat janë realisht prioritetet e Durrësit sot dhe a po flasim për to sa duhet?
PS.. E mira është të mos shqetësohemi aq shumë për dy objekte, që në fund të ditës dëmshpërblehen nga investitori.
spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat