back to top
22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitet“KAYO i ka humbur të gjitha aksionet?/ Ministri Nufi gënjen apo thotë...

“KAYO i ka humbur të gjitha aksionet?/ Ministri Nufi gënjen apo thotë të vërtetën

Në një konferencë të mbajtur sot, ministri Ermal Nufi ka sqaruar debatet dhe keqkuptimet lidhur me statusin e kompanisë KAYO, duke mohuar pretendimet se ajo ka humbur aksionet apo kontrollin mbi asetet e saj.

Sipas tij, KAYO mbetet një kompani në pronësi të shtetit shqiptar dhe çdo interpretim ndryshe është i pasaktë.

“Është një keqkuptim i madh se KAYO ka humbur aksionet. Nuk ka humbur KAYO, është shtet. Në të gjitha bashkëpunimet që kemi nënshkruar, infrastruktura mbetet pronë e KAYO, e qeverisë shqiptare,” deklaroi Nufi.

Ai shtoi se në projektet e përbashkëta me partnerë privatë, roli i palëve është i ndarë mes zhvillimit industrial dhe ekspertizës së tregut.

Në këtë kuadër, ministri përmendi bashkëpunimin me kompaninë italiane Fincantieri, si dhe disa shoqëri të tjera partnere, duke theksuar se struktura e aksioneve është e shpërndarë, por kontrolli shtetëror mbetet thelbësor përmes KAYO-s.

“Dy ortakët janë KAYO nga njëra anë dhe Fincantieri nga ana tjetër, si dhe katër shoqëri të tjera ku KAYO ka pjesë aksionesh,” u shpreh ai.

Nufi theksoi se fusha e prodhimit është komplekse dhe kërkon ndarje të qartë rolesh mes prodhimit dhe kontrollit institucional.

Sipas tij, KAYO mbetet kompania prodhuese, ndërsa një agjenci tjetër shtetërore ushtron funksionet e mbikëqyrjes, kontrollit dhe licencimit, duke krijuar një sistem të tipit “check and balance”.

Duke iu referuar praktikave ndërkombëtare, ministri u shpreh se modeli i zgjedhur nga Shqipëria funksionon me ndarje të qartë kompetencash, ku një subjekt prodhon dhe një tjetër licencon aktivitetin, duke e konsideruar këtë si një qasje të përshtatshme për vendin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat