back to top
19.5 C
Tirana
E enjte, 14 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeHelmimi i studentëve/ AKU mbyll aktivitetin, “SORI-AL” kundërpërgjigjet ashpër

Helmimi i studentëve/ AKU mbyll aktivitetin, “SORI-AL” kundërpërgjigjet ashpër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar marrjen e masave administrative ndaj shoqërisë SORI-AL pas rastit të dyshuar të helmimit ushqimor në Akademinë e Sigurisë, duke vendosur bllokimin e aktivitetit dhe gjoba administrative për subjektin.

Sipas njoftimit zyrtar të AKU-së, gjatë kontrolleve dhe analizave laboratorike janë marrë nëntë mostra ushqimore, nga të cilat një ka rezultuar jokonforme me standardet mikrobiologjike në fuqi. Institucioni theksoi se masat janë marrë në funksion të garantimit të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit publik.

AKU bëri të ditur se hetimet administrative dhe procedurat e verifikimit po vijojnë në bashkëpunim me institucionet shëndetësore dhe laboratorike kompetente.

Nga ana tjetër, “SORI-AL” ka reaguar duke kundërshtuar pretendimet për helmim ushqimor të konfirmuar laboratorikisht dhe duke akuzuar AKU-në për masa disproporcionale dhe presion ndaj biznesit.

Në deklaratën publike, kompania thekson se dokumentacioni i QSUT i referohet rastit si “gastroenterit akut i dyshuar” dhe jo helmim ushqimor të konfirmuar. Sipas saj, pacientët kanë shfaqur simptoma të lehta dhe janë larguar nga spitali brenda pak orësh.

Shoqëria deklaron gjithashtu se analizat epidemiologjike të Instituti i Shëndetit Publik nuk kanë identifikuar patogjenë viralë apo bakterialë te personat e ekzaminuar, ndërsa tetë nga nëntë mostrat ushqimore kanë rezultuar brenda standardeve ligjore.

“SORI-AL” pretendon se kampioni jokonform i përket vaktit të darkës, i cili sipas saj nuk ishte konsumuar dhe nuk lidhet me episodin e raportuar më 6 maj 2026.

Kompania shton se raporti epidemiologjik nuk rekomandon mbylljen e aktivitetit, por vetëm monitorim dhe masa korrigjuese higjieno-sanitare, ndërsa paralajmëron ndjekje të rrugëve ligjore për mbrojtjen e interesave të saj.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat