KreuAktualitetKronikë“Anti-Dhunë” hyn në zbatim/ 16 protestues gjobiten pas tubimit para Kryeministrisë

“Anti-Dhunë” hyn në zbatim/ 16 protestues gjobiten pas tubimit para Kryeministrisë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Pesë ditë pasi Qeveria miratoi aktin normativ që parashikon gjoba të reja për shkeljet gjatë protestave, paketa e njohur si “Anti-Dhunë” është zbatuar për herë të parë ndaj protestuesve të tubimit të 2 nëntorit.

Policia njoftoi se 16 persona janë ndëshkuar me nga 5 mijë lekë gjobë secili, pasi gjatë protestës së zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, kanë bllokuar rrugën dhe penguar qarkullimin e automjeteve.

Sipas policisë, protestuesit nuk iu janë bindur thirrjeve të përsëritura të efektivëve, të bëra përmes megafonit, për lirimin e rrugës.

Masat administrative janë vendosur në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28 tetor 2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1. Nga 16 gjobat, 14 janë vendosur ndaj personave të shoqëruar nga policia, ndërsa dy të tjerat janë dhënë pas identifikimit të protestuesve përmes pamjeve filmike.

Krahas masave administrative, policia ka referuar në Prokurori materialet për dy shtetas të mitur, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal.

Sipas njoftimit zyrtar, të miturit dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të maskuar, kanë kryer veprime të kundërligjshme gjatë protestës së organizuar nga studentët.

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Akti normativ i miratuar nga Qeveria parashikon masa të reja administrative për shkeljet gjatë tubimeve, me gjoba që në rastet më të rënda mund të arrijnë deri në 500 mijë lekë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat