Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO lidhur me kqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.
Vendimi i Apelit konfirmon se pajisjet e sekuestruara mund të hapen dhe të analizohen nga hetuesit, si pjesë e hetimeve që po kryen SPAK.
Ndërkohë, kompania “Senka shpk”, një nga subjektet e kontrolluara me urdhër të SPAK në këtë çështje, kishte ankimuar vendimin e GJKKO që lejonte kontrollin e celularëve të sekuestruar.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e rrëzoi këtë ankim, duke konfirmuar kështu vendimin e shkallës së parë dhe duke i hapur rrugë vijimit të hetimeve mbi bazën e provave të mbledhura nga pajisjet elektronike.



