Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka reaguar në rrjetet sociale për zhvillimet politike në vend, duke ngritur shqetësimin për atë që e konsideron thellim të modelit të “Mbretërisë Kryeministrore” dhe pasojat që, sipas tij, kjo sjell për demokracinë shqiptare.
Malaj shkruan se kritikat ndaj këtij modeli nuk janë bërë për interesa politike të momentit, por me synimin që Shqipëria të ndërtojë një demokraci funksionale dhe të mos rrëshqasë drejt një sistemi autokratik.
“Kur ne analizonim, identifikonim dhe kritikonim modelin e ‘Mbretërisë Kryeministrore’, e bënim këtë që vendi të shkojë drejt një demokracie funksionale dhe jo drejt një autokracie”, shkruan Malaj.
Sipas tij, sa më shumë të thellohet përqendrimi i pushtetit, aq më e vështirë bëhet garantimi i barazisë së mundësive, veçanërisht në garat politike.
Një pjesë të rëndësishme të reagimit të tij Malaj ia kushton procesit zgjedhor dhe besimit të qytetarëve te vota.
“Kush do na i numërojë dhe ruajë votat?”, pyet ai, duke e cilësuar këtë si një prej shqetësimeve më të mëdha për mbështetësit politikë.
Malaj paralajmëron se, nëse qytetarët humbasin besimin se vota e tyre mund të sjellë ndryshim, pjesëmarrja në zgjedhje rrezikon të bjerë më tej.
Sipas tij, kjo situatë krijon terren për rritjen e ndikimit të strukturave partiake dhe, në këndvështrimin e tij, favorizon mbijetesën e regjimeve që nuk plotësojnë standardet demokratike.
“Vjedhja e votave deformon vullnetin e votuesve. Votuesit nuk besojnë se vota e tyre sjell ndryshimin”, shkruan ai.
Malaj ngre gjithashtu shqetësimin për atë që e përshkruan si një marrëdhënie të mbyllur mes dy forcave të mëdha politike, duke paralajmëruar se marrëveshjet rreth rezultatit të zgjedhjeve mund të cenojnë besimin te procesi demokratik.
Në reagimin e tij, ai e lidh rënien e pjesëmarrjes në zgjedhje me humbjen e shpresës te qytetarët.
“Vrasja e shpresës është strategjia e mbijetesës së regjimeve autoritare”, përfundon Arben Malaj.
Reagimi i ish-ministrit vjen në një kohë kur debati mbi cilësinë e demokracisë, besimin te zgjedhjet dhe funksionimin e institucioneve vijon të je



