Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë shpreh keqardhjen për sjelljen e deputetit të Partisë Demokratike Flamur Noka me gazetaren e Report Tv Danjela Maloku.
Duke dënuar gjuhën e përdorur nga z.Noka ne apelojmë atë dhe çdo zyrtar të Partisë Demokratike që të vetëpërmbahet përballë gazetarëve.
Çdo konflikt në mes zyrtarëve të partive politike dhe pronarëve të mediave duhet të mbajë larg gazetarët të cilët ushtrojnë profesionin e tyre në përgjegjësi të plotë të publikut.
Asnjë zyrtar i Shqipërisë nuk mund, as të intimidojë, as të frikësojë gazetarët të cilët bëjnë pyetje për interesin e publikut.