back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetBalla përgënjeshtron deklaratat e opozitës në Kuvend: Përhapja e panikut, dëm ndaj...

Balla përgënjeshtron deklaratat e opozitës në Kuvend: Përhapja e panikut, dëm ndaj interesit kombëtar

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu kundërpërgjigj deklaratave të deputetes Flutura Açka, e cila ngriti shqetësime për rrezikun e hedhjes së kontenierëve në det.

Balla e cilësoi këtë një përhapje të panevojshme paniku që dëmton vendin dhe reputacionin ndërkombëtar.

“Kolegia Açka, ju keni një përvojë ndërkombëtare, por është e papranueshme dhe e dëmshme për interesin kombëtar të ngrihen dyshime të tilla. Imagjinoni një media në Holandë që ju citon dhe njofton se Shqipëria hedh kontenierë në det. Një dëm që i bëhet vendit”, tha Balla, duke shtuar se deklarata të tilla mbartin përgjegjësi të rëndë.

Duke u ndalur te trajtimi i mbetjeve dhe standardet e zbatuara nga qeveria aktuale, Balla theksoi ndryshimin e madh që është bërë që nga viti 2013 në krahasim me vitin 2024, duke përmendur rastin e Kurumit:

“Se si u gjetën oxhaqet e Kurumit në 2013, krahasuar me ato të 2024-s, është dallim i madh. Në 2013, gjithçka shkrihej, piqej dhe digjej atje, dhe tymi me ndotjen përfundonte në qiellin e Elbasanit. Sot, mund t’ju garantoj plotësisht se aplikohet i njëjti standard që aplikohet në uzinat e ngjashme të vende të BE-së.”

Ministri Balla theksoi se qeveria e drejtuar nga Edi Rama që prej 2013 gjithmonë ka zbatuar urdhrat e Prokurorisë dhe ka ndjekur procedurat e duhura.

Sipas tij, nuk ka asnjë precedent të moszbatimit të urdhrave, dhe të gjitha autoritetet janë duke ndjekur protokollet për të garantuar që nuk ka rrezik ndotjeje nga këto kontenierë.

“Urdhrat e Prokurorisë janë ndjekur nga të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë policinë dhe autoritetet portuale, të cilat po punojnë për të siguruar që çdo rrezik ndotjeje të shmanget,” përfundoi Balla, duke ftuar edhe opozitën të ndjekë nga afër procesin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat