Kryeministri Edi Rama gjatw takimt me shqiptarët Selanik të Greqisë ka njoftuar se do të firmoset një kontratë përmes së cilës 8 mësuese të gjuhës shqipe do t’u mësojnë gjuhën amtarë vogëlushëve shqiptarë në Greqi.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirë se ju gjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Athinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve.
Janë këtu 8 nga 50 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, me të cilët Ministria jonë e Arsimit do të lidhë kontratë punë për t’i mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Dhe siç mund ta prisnit, janë 8 gra”, tha Rama.