Edhe pak ditë na ndajnë nga Panairi i Librit Tirana 2024, i cili do të mbahet nga data 13 deri më 17 Nëntor, në Pallatin e Kongreseve nga ora 09:00 deri më 20:00.
E ftuar në studion e “Rreze Dielli” botuesja Elda Vela nga “Mediaprint”, tregon rreth sfidave, përgatitjeve të ditëve të fundit si dhe zbulon disa nga temat, titujt dhe autorët e këtij sezoni në festën e madhe të librit.
Ajo shprehet entuziaste që edhe këtë vit Altin Joka pas suksesit të librit të parë “Burgu i Shëndetit” si autori më i shitur i 2023, rikthehet fuqishëm me një tjetër botim “Përse nuk po shërohemi”, i cili sipas botueses pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm./ Report Tv