back to top
20.5 C
Tirana
E enjte, 7 Maj, 2026
spot_img
KreuDrejtësia“KLP nuk u mblodh për Ols Dadon”/ Avokati i Veliajt: Gjyqtari i...

“KLP nuk u mblodh për Ols Dadon”/ Avokati i Veliajt: Gjyqtari i çështjes mund të jetë nën presion

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka dalë në një deklaratë për mediat lidhur me çështjen e Erion Veliaj, duke ngritur shqetësime për mënyrën e funksionimit të sistemit të drejtësisë.

Sipas Ndrecës, ekipi mbrojtës i Veliajt ka dyshime se gjyqtari i çështjes mund të jetë nën presion të vazhdueshëm. Ai deklaroi se Veliaj ka kërkuar ndërprerjen e statusit të Ols Dado si prokuror, por sipas tij, Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është mbledhur asnjëherë për ta shqyrtuar këtë kërkesë.

“Veliaj ka kërkuar ndërprerjen e statusit të Ols Dados si prokuror. KLP nuk është mbledhur asnjëherë për këtë çështje, është shkelje. Për këtë arsye, shqetësimi ynë sot është shumë i madh. Krijohet dyshimi se gjyqtari i çështjes mund të ndodhet në presion të vazhdueshëm”, u shpreh Ndreca.

Avokati theksoi se çështja nuk është vetëm një përballje mes Veliajt dhe prokurorit, por sipas tij, prek vetë funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

“Kjo është një çështje që prek sistemin e së drejtës në shtetin shqiptar. Kemi të bëjmë me një problem serioz të vetëfunksionimit të sistemit të së drejtës”, deklaroi ai.

Në fund të deklaratës, Ndreca paralajmëroi se beteja ligjore nuk do të ndalet, duke shtuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin, pavarësisht rolit që ka në sistemin e drejtësisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat