back to top
27.5 C
Tirana
E shtunë, 30 Maj, 2026
spot_img
KreuAktualitetVideo-Berisha nga Kuvendi i PD: Rama dhe Soros po tentuan asgjësimin e...

Video-Berisha nga Kuvendi i PD: Rama dhe Soros po tentuan asgjësimin e opozitës

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke u zotuar se opozita do të sjellë ndryshimin politik dhe do të rivendosë, sipas tij, demokracinë në Shqipëri.

Duke iu drejtuar anëtarëve të pranishëm në sallë, si dhe simpatizantëve që ndiqnin aktivitetin në transmetim të drejtpërdrejtë, Berisha pranoi se në karrierën e tij politike dhe në jetën personale ka bërë gabime, por theksoi se kurrë nuk ka vënë në dyshim besimin ndaj mbështetësve të tij.

“Në karrierën time politike dhe në jetë kam bërë gabime. Por në një gjë nuk kam gabuar kurrë, besimin ndaj jush. Nuk kam vendosur kurrë në jetën time në dyshimin më të vogël besimin tek ju, vendosmërinë tuaj, idealet tuaja”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se rruga politike e PD-së ka qenë e vështirë, duke kujtuar përpjekjet për forcimin e pluralizmit dhe konsolidimin e demokracisë në vend, si dhe duke theksuar se partia ka kaluar edhe periudha me arritje të rëndësishme historike.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar, sipas tij, një regjim që synon dobësimin e opozitës dhe asgjësimin e Partisë Demokratike si forcë politike.

“Edi Rama vendosi si platformë të regjimit të tij moralin e etërve të tij xhelatë. Ndërmori sulmin për asgjësimin e PD-së, shndërrimin e saj në opozitë fasadë, për blerjen e saj, por gaboi. Nuk është për treg kjo parti. Kjo parti është për moral, për ideale, për vlera”, deklaroi ai.

Berisha vijoi më tej me akuza edhe ndaj miliarderit George Soros, duke e cilësuar si mbështetës të kryeministrit Rama në përpjekjet për, siç tha ai, dobësimin e Partisë Demokratike.

“Narkodiktatori i mbështetur fuqishëm nga monstra e njerëzimit George Soros bëri gjithçka për të asgjësuar PD-në, mori vulën, logon, hoqi financimet, në mënyrë që ta mbyllte në banesën e harresës së historisë dhe ta izolonte nga bota”, u shpreh Berisha.

Ai theksoi se pavarësisht këtyre zhvillimeve, PD nuk është tërhequr dhe se, sipas tij, forca politike ka treguar qëndrueshmëri.

“Por ne në ligjin tonë më themelor: sa herë rrëzohemi, ngrihemi përsëri”, shtoi ai, duke përmbyllur pjesë nga fjala e tij me mesazhin e mobilizimit të mbështetësve demokratë.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike po zhvillon punimet në Tiranë, në një kohë kur forca kryesore e opozitës ndodhet në një fazë riorganizimi dhe debati të brendshëm politik.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat