Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita përfaqëson “shpresën e vetme” për shpëtimin e Shqipërisë nga ajo që e cilësoi si “narkoshtet i Edi Ramës”, gjatë një proteste të zhvilluar me mbështetësit e saj.
Në fjalën e mbajtur para qytetarëve, Berisha tha se tubimi nuk ishte thjesht një protestë e radhës, por pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që synon përballjen me atë që ai e quajti regjim autokratik. Ai theksoi se opozita po zhvillon një “serial të fuqishëm protestash” dhe një “kryengritje paqësore”, të cilën e konsideroi ndër më të mëdhatë në dekadat e fundit.
Sipas tij, pjesëmarrja masive në protestat e opozitës tregon mbështetjen e qytetarëve, ndërsa mungesa e pjesëmarrjes në protesta të tjera lidhet me klimën e frikës në vend. Berisha akuzoi qeverinë për ushtrim presioni ndaj qytetarëve përmes vendeve të punës, bizneseve dhe institucioneve shtetërore.
Ai ngriti shqetësimin për rritjen e çmimeve, veçanërisht të karburanteve, duke theksuar se ato janë ndër më të lartat në Europë, ndërkohë që pagat dhe pensionet mbeten të ulëta në krahasim me rajonin.
Në përfundim, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestat e opozitës, duke theksuar se vetëm përmes mobilizimit qytetar mund të arrihet ndryshimi politik në vend.
“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



