back to top
5.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
spot_img
KreuAktualitetBerisha: Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë...

Berisha: Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë e mirësi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje.

Me një mesazh nga Katedralja në Tiranë, Berisha u shpreh se ‘aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar’.

Fjala e kryetarit të PD, Sali Berisha:

Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar.

Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar.

Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat