Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
“Ose bëni punën, ose shporruni”, u shpreh Braçe, duke akuzuar “Eco Tirana” për neglizhencë në menaxhimin e mbetjeve.
Kritikat e tij u drejtuan edhe ndaj Policisë Bashkiake të Tiranës, të cilën e akuzoi për mungesë kontrolli në zonë. Sipas Braçes, gjatë kohës që ai ndodhej aty kishte larguar vetë dy furgonë që po tentonin të hidhnin mbetje.
“Pesë minuta që kam unë këtu, përzura unë dy furgona që po vinin për të derdhur këtu. Policia Bashkiake që nuk bën asnjë punë, nuk ka mundësi të bëjë patrullim, të kalojë këtu?!”, deklaroi ai.
Deputeti socialist ngriti gjithashtu akuza ndaj Policisë Bashkiake edhe për mënyrën e ushtrimit të kontrolleve në qytet, duke iu referuar ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për gjobat ndaj drejtuesve të mjeteve.
“Apo jeni të angazhuar me atë planin e gjobëvënies nëpër qytet?!”, dëgjohet të thotë Braçe në reagimin e tij.
Reagimi i deputetit vjen në vijim të denoncimeve të tij publike për problematikat me depozitimin e mbetjeve në zonën e Selitës, ndërsa deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Policia Bashkiake e Tiranës apo kompania “Eco Tirana”.



