back to top
11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitetÇamçakëzi që përgjum nxënësit/ Policia reagon pas alarmit në shkolla

Çamçakëzi që përgjum nxënësit/ Policia reagon pas alarmit në shkolla

Në shkolla po qarkullon së fundmi një substancë në formë çëmçakëzi që dyshohet se përgjum fëmijët që e konsumojnë.

Policia ka nisur hisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje, e cila është denoncuar fillimisht nga një mësuese e shkollës fillore. Mësuesja vërejti që disa fëmijë, pasi konsumuan çamçakëzin me ngjyrë të fortë jeshile, shfaqën shenja të theksuara lodhjeje dhe përgjumjeje.

“Kujdes! Ruani fëmijët nga një “substancë” e tillë

Në një shkollë 9-vjeçare në Tiranë është identifikuar një substancë në formë të  tillë, që ka trajtën e një çamçakëzi, dhe që përdorej nga një/disa nxënës. Mësuesja që e ka identifikuar, është treguar vigjilente dhe ka lajmëruar prindërit e nxënësve të klasës që të bëjnë kujdes, pasi ajo ka vërejtur se nga përdorimi i saj fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.

Po e bëj këtë publikim për të tërhequr vëmendjen e prindërve në kontrollin që duhet të tregojnë ndaj fëmijëve. Nuk kam informacion nëse kjo është një substancë narkotike apo jo, por padyshim që duhet të jetë e dëmshme në raport me gjendjen që prodhon.

Gjithashtu, duhet doemos një bashkëpunim me policinë për të zbuluar se çfarë është dhe nga vjen.

Shkollat kanë qenë dhe janë të synuara nga shpërndarësit e substancave narkotike, pasi rrjetet e trafikantëve kërkojnë klientelë të re konsumatorësh. Ndërkohë që lista e produkteve narkotike shtohet rregullisht me substanca të reja sintetike.

Kundër këtyre problemeve sociale e kriminale, duhet një bashkëpunim mes shkollës, familjes dhe policisë. Jeni të lutur ta shpërndani këtë postim, për më shumë informim”, shkruan ajo.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar edhe Policia, e cila njofton se po kryen verifikime.

Policia iu bën thirrje qytetarëve që t’i njoftojnë nëse konstatojnë substanca të tilla.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat