KreuAktualitetEkonomia1.12 miliardë euro për 14 koncesione e PPP/ Ku kanë shkuar paratë...

1.12 miliardë euro për 14 koncesione e PPP/ Ku kanë shkuar paratë publike?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Rreth 1.12 miliardë euro janë paguar dhe financuar nga fondet publike për 14 kontrata koncesionare dhe Partneritet Publik-Privat (PPP) në Shqipëri, sipas të dhënave të publikuara nga AIS.

Në total, pagesat dhe financimet publike të evidentuara për këto kontrata arrijnë në rreth 103.46 miliardë lekë.

Ndër kontratat me pagesat më të larta renditet Gjoka 87 – Rruga e Arbrit, për të cilën rezultojnë rreth 24.5 miliardë lekë pagesa deri në fund të shtatorit.

Në listën e kontratave me vlera të konsiderueshme financiare përfshihen edhe S2 Albania – Skanimi, Sani Service – Sterilizimi, Integrated Energy BV SPV – Mbetjet Tiranë, Laboratory Network – shërbimet laboratorike, 3P Life Logistic dhe Dia Vita.

Po ashtu, në të dhënat e AIS përfshihen Albanian Highway Concession, kontratat për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit, Rruga Orikum–Llogara, koncesionet e shkollave në Tiranë dhe Devoll Hydropower.

Shifrat pasqyrojnë pagesat dhe financimet publike të evidentuara për këto kontrata, duke treguar peshën e konsiderueshme që kanë koncesionet dhe PPP-të në përdorimin e fondeve publike.

Sipas të dhënave të Spending.Data.Al, shuma prej mbi 103 miliardë lekësh për 14 kontrata tregon përmasën financiare të angazhimeve të shtetit ndaj këtyre projekteve dhe shërbimeve.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat