Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka hedhur akuza të forta ndaj Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar institucionin si një “strehë” për familjarët e politikanëve të majtë dhe të djathtë.
Në një reagim të publikuar më 5 tetor, Murrizi shkruan se Banka e Shqipërisë, me rreth 500 punonjës, është kthyer sipas tij në një vend punësimi për familjarë të politikës, ndërsa të njëjtën skemë ai e shtrin edhe te institucione të tjera me paga të larta, si KLSH, AMF dhe FSHZH.
“Banka e Shqipërisë me një numër punonjësish rreth 500 veta është shndërruar si vend strehimi e punësimi vetëm për familjarët e qenërisë politike”, shkruan Murrizi, duke akuzuar se politikanë që publikisht paraqiten si kundërshtarë, në institucione të caktuara “jetojnë si vëllezër”.
Murrizi ka publikuar edhe një listë me 34 emra, të cilët i lidh me figura të politikës, drejtësisë dhe administratës. Sipas tij, lista është ndërtuar mbi të dhëna të pjesshme të publikuara në faqen zyrtare të Bankës së Shqipërisë dhe në burime të tjera publike.
Në listë përfshihen emra të lidhur me të dyja kampet politike. Mes tyre janë Adela Bode, e identifikuar si vajza e ish-ministrit të Financave Ridvan Bode; Livia Nikolla, vajza e ish-ministres Lindita Nikolla; Megi Topalli, vajza e Jozefina Topallit; Betina Naço, vajza e Nasip Naços; Elda Mataj, e raportuar si bashkëshortja e Agron Gjekmarkajt; Miranda Rama, e raportuar si kunata e Sali Berishës; Odeta Nishani, bashkëshortja e ish-presidentit Bujar Nishani; Lorna Tabaku, motra e Jorida Tabakut; si dhe emra të tjerë të lidhur sipas listës me familje politike.
Lista e plotë e publikuar nga Murrizi përfshin:
Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë; Holta Zaçaj, Zëvendësguvernatore e Parë; Natasha Ahmetaj, Zëvendësguvernatore e Dytë; Anastas Angjeli, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe ish-ministër e deputet i PS-së; Ervin Mete, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe ish-ministër i Financave; Ridvan Bode, ish-anëtar i Këshillit Mbikëqyrës dhe ish-ministër e deputet i PD-së; Adela Bode, vajza e Ridvan Bodes; Livia Nikolla, vajza e Lindita Nikollës; Margerita (Megi) Topalli, vajza e Jozefina Topallit; Betina Naço, vajza e Nasip Naços; Aldo Dhima, djali i Antoneta Dhimës; Elvis Piro, djali i Tatiana Piros; Elda Mataj, bashkëshortja e Agron Gjekmarkajt; Miranda Rama, e raportuar si kunata e Sali Berishës; Odeta Nishani, bashkëshortja e Bujar Nishanit; Blerta Kruja, motra e Keltis Krujës; Anila Muçka, e raportuar si kunata e Adriatik Llallës; Evis Çeli, e raportuar si kunata e Arben Imamit; Gejsi Çeku, djali i Robert Çekut; Anjeza Harizaj, e raportuar si nusja e djalit të Fatos Bejës; Kristi Kromidha Nano, i raportuar si vëllai i Xhoana Nanos; Elsa Zhulali, vajza e ish-ministrit Safet Zhulali; Lorna Tabaku, motra e Jorida Tabakut; Lavdie Memiaj, e raportuar si kunata e Shaban Memisë; Ledia Bregu, e raportuar si kushërira e parë e Majlinda Bregut; Juna Bozdo, motra e Eno Bozdos; Eduard Sinani, i raportuar si vëllai i Dëshira Subashit; Eduart Roku, i raportuar si nip i ish-guvernatorit Ardian Fullani; Marilda Shkurti, e raportuar si e afërme e Fullanit; Onos Topi, i raportuar si i afërm i Blendi Fevziut; Besnik Dedja, i raportuar me lidhje familjare me familjen e Samir Manes; Arben Beja, djali i Fatos Bejës; si dhe bashkëshortja e Musa Ulqinit dhe motra e Ylli Manjanit.



