KreuAktualitetKronikëSPAK merr në pyetje sekretarin e Financave për pagat e gjyqtarëve/ Çfarë...

SPAK merr në pyetje sekretarin e Financave për pagat e gjyqtarëve/ Çfarë deklaroi Gentian Keri?

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Gentian Keri, në kuadër të hetimeve për çështjen e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Keri është pyetur nga një hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ku ka deklaruar se ka vepruar në përputhje me ligjin.

Gjatë dëshmisë, ai është ndalur edhe te pretendimet e një drejtoreshe të degës së Thesarit, e cila ka deklaruar në SPAK se ishte kërcënuar prej tij. Sekretari i Përgjithshëm ka mohuar këto pretendime, duke u shprehur se i kishte tërhequr vëmendjen zyrtares për shkak se, sipas tij, ajo nuk kishte zbatuar ligjin.

Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është kallëzuar në SPAK në muajin shtator. Krahas Gentian Kerit, si person i kallëzuar është edhe ministri i Financave. Për këtë të fundit, deri më tani nuk është vendosur se kur do të thirret për t’u marrë në pyetje.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat