Gazetari dhe analisti Andi Bushati ka reaguar në rrjetet sociale pas zhvillimeve në seancën gjyqësore për padinë e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.
Në reagimin e tij, Bushati ka kritikuar faktin që seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën e procesit.
“Para se të më vijë mirë që gjykata i rrëzon një kërkesë Veliajt, më vjen ndot që një prokuror i SPAK-ut kërkon dhe fiton një seancë me DYER TË MBYLLURA”, shkruan Bushati.
Më tej, ai ngre dyshime mbi arsyet e mbajtjes së seancës pa praninë e publikut dhe medias.
“Ç’mund të ketë për të fshehur një prokuror që i është nënshtruar vettingut? Apo kjo është mendësia e përfaqësuesit të një institucioni që vuan nga mendësia konspirative e kultit të sekretit?”, shprehet gazetari në postimin e tij.
Reagimi i Bushatit vjen në një moment kur çështja Veliaj–Dado ka sjellë debat të fortë publik dhe politik mbi procedurat, transparencën dhe mënyrën e zhvillimit të procesit gjyqësor.



