Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Nuk do ta besoni se çfarë ndodhi dje në Premier League. Pas ndeshjes Nottingham Forest-Leicester, që përfundoi 2-2, pronari i skuadrës vendase, Evangelos Marinakis u nervozua, duke zbritur në fushë për të kritikuar trajnerin Nuno Espirito Santo.
Një skenë që i la të gjithë pa fjalë, duke qenë se Marinakis shprehu hapur, me gjeste, mospajtimin e tij ndaj trajnerit me nënshtetësi portugeze. Një gjest që ka shkaktuar shumë diskutime duke qenë se Nottingham Forest ka siguruar pjesëmarrjen një kompeticion evropian vitin e ardhshëm pavarësisht rezultatit ndaj Leicesterit, ndonëse humbi pikë të çmuara në garën për Champions League.



